Kristian Zara at Argonaut Art Factory Tirana, Albania

– Inner States –

Solo Exhibition 2021

GJENDJE TË BRENDSHME

 Përqasje artistike

Çdo gjë e cila merr trajtë në botën e jashtme, nuk është tjetër gjë veçse vazhdimësi e natyrës së brendshme njerëzore. Sikurse kjo dukuri, po ashtu edhe bota e brendshme është zgjatim i trupit fizik në sferën frymore ku e prekshmja kthehet në të paprekshme dhe i jep nxit kultivimit të natyrës psikike.

Në këtë fushë ndërveprimesh krijohet një rezervuar mundësish dhe forcash shtytëse të afta për të shndërruar mekanizmat ndijues të vetëvetes dhe konceptit jetë-njeri-jetë.

Një gjendje e brendshme është pararendëse e një apo disa veprimtarish që ndodhin në botën e prekshme fizike. Ka fuqinë të shndërroj, të tjetërsoj dhe të shtyjë përpara vendndodhjen (fizikisht apo shpirtërisht) e individit brenda shoqërisë ku ai jeton.  

Kjo veprimtari e brendshme e vetes, bashkë me të gjithë larminë e ndodhive përjetuese përgjatë jetës sonë është e aftë të ndikoj mbi edukimin e të menduarit njerëzor. Çdo energji e frytëzuar nga gjendjet e brendshme të psikikës është njëkohësisht edhe një shkëndijë e hedhur në hapësirë, aty ku të prekshmet dhe të vërtetat fizike nuk janë gjë tjetër veçse ato forcat e padukshme të botës psikike  të trajtësuara në kohë dhe përvojë – Paralelet e Realitetit!