Skip to content

Kristian Zara

art pamor

Përqasje e Praktikës Artistike

Krijimtaria ime përqendrihet tek psikika dhe manifestimet e saj vizuale. Unë e përdor figurën e njeriut për të shprehur çka del prej hulumtimit tim dhe ngsa vetë refleksioni individual i botës sime. Mundem të shoh të gjitha, çka verpojnë brenda botës sime si individ, duke marrur forma dhe kompozime vizuale.

Kur eksploroj marrëdhënien midis botës së brendshme dhe asaj së jashtme, zhytem shpesh në një bashkëbisedim me të panjohurën. unknownVetë ana e pa eksploruar e vetes sime kthehet në subjekt vëzhgimi. Duke vepruar kështu, unë mundem të kuptoj më mirë vetëveten dhe botën përreth meje. Krijimi i çdo punimi është një çast meditimi i cili nis prej kaosit dhe përfundon në një organizim tërësor. Procesi!

Vetë puna ndryshon përgjatë procesit krijues. E ndikuar prej emocioneve, mendimeve, kujtesës, dhe ndodhive të jashtme. Kur përfundon, çasti i meditimit është plotësuar dhe puna vetë qëndron si një stampim figurativ i udhëtimit. Në mënyrë që të arrij nxitjen e krijimtarisë sime, unë shpesh duhet të lejoj mendjen t'ime të kërkoj brenda së pandërgjegjshmes. Aty unë mund të gjej burimin parësor të veprimtarisë s'ime psikike, dhe po nga këtu buron krijimtaria vetë.

kristian zara artist, vizual arts

Kristian Zara është artist i artit pamor i cili punon kryesisht në pikturë, vizatim, skulpturë dhe fotografi. I lindur në 1986, në Elbasan, Kristiani mbaroi liceun artistik Onufri në 2004. Ka mbaruar studimet BA(h) dhe MA(visuals) në 2006-2011 në Akademinë e Arteve të Bukura të Athinës. Në Tetor të 2017 Kristiani përfundon studimet e masterit të dytë MFA në Universitetin e Dundee të Skocisë. Krijimtaria e tij shpesh përfshin hulumtimin në psikikën njerëzore, gjendjet dhe rreth pikëpyetjeve filosofike.

Ekspozita

Vetjake
2021 Gjendje të Brendshme, Argonaut Art Factory
2017 MFA Ekspozita, University of Dundee
2012 Umanita Nostra, Art Zone 42
2011 Metavasis, Athens Art Space
2011 Kristian Zara, Athens School of Fine Arts

Grup
2022 Pa Titull, Artistët e Rinj Shqiptarë, Tiranë
2021 RiArt, Galleria Kalo, Tiranë
2021 Salloni i Vjeshtës, Shkodër
2021 DiEM Voice, Online Exhibition
2021 Ngjyrat e politikës, Argonaut Art Factory
2021 Qytet-Qytet, Argonaut Art Factory
2019 Bienale e Autoportretit, Muzeu Kombëtar
2018 Identiteti, Snt. Margaret's House, Edinburgh
2018 Polyphonic Murders, Ocean Terminal (Unit 2), Edinburgh
2016 Across Mediterranean, Syn Festival Edinburgh
2014 Alumni Exhibition 2010-2011, Athens School of Arts
2014 On the Road, City Gallery of Saranda, Albania
2012 Athens Matter, Art Zone 42
2012 Why Art Now, Open Show Studio, Athens
2010 Bipolarity and Art (Psyche), Athens School of Fine Arts